Së shpejti gjoba bizneseve pa kamera sigurie, 28 dhjetori afati i fundit

Së shpejti gjoba bizneseve pa kamera sigurie, 28 dhjetori afati i fundit

197
0
Shares

Ligji për sigurinë publike u jep afat deri më 28 dhjetor bizneseve për të vendosur kamera sigurie. Në të kundërt bizneset do të gjobiten nga 5 mijë deri në 100 mijë lekë.
Policia e Shtetit u ka çuar një letër pjesës më të madhe të bizneseve, që të pajisen me kamera deri në 28 dhjetor, pasi me kalimin e këtij afati do të vendosen gjoba. Në letrën që u është çuar bizneseve, theksohet se zona përbën rrezik për sigurinë publike, prandaj duhet të vendosin kamera dhe pajisjet e tjera për të ruajtur pamjet filmike.
Ligji për sigurinë publike parashikon që kamerat e sigurisë të vendosen në çdo biznes privat që vlerësohet me risk nga Policia, që ka më shumë se 50 punonjës, apo bën një xhiro më të madhe se 10 milionë lek në vit. Policia u ka kërkuar karburanteve dhe pikave të këmbimit valutor që të shtojnë kamerat e sigurisë, ndërsa bizneseve të tjera u është kërkuar që të pajisen me këto kamera.
Vet bizneset nuk ishin të informuara për masat shtesë që duhet të merrnin, kur u ka mbërritur letra e Policisë. Uniformat blu do të bëjnë kontrolle tek bizneset duke filluar nga data 29 dhjetor 2017 dhe do t’i pajisë ato me një certifikatë që quhet “vërtetim i sigurisë”. Kush nuk merr certifikatën, atëherë gjobitet. “Gjoba vendoset nga Policia nëse subjekti nuk ka marrë masat shtesë të sigurisë, pas kalimit të afatit prej 30 ditëve nga data e njoftimit për marrjen tyre”, parashikon ligji i ri për sigurinë publike.
Ligji parashikon që kamerat e sigurisë të vendosen në kopshte e shkolla, por edhe në mjetet e transportit publik si urbanët brenda qytetit dhe autobusët që lëvizin nga një qytet në tjetrin.
Edhe për institucionet publike parashikohen gjoba, nëse nuk vendosin kamera sigurie.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY