LE FIGARO/ Shqipëria vend korrupsioni, shqiptarët duan të largohen

LE FIGARO/ Shqipëria vend korrupsioni, shqiptarët duan të largohen

105
0
Shares
Azilkerkuese shqiptare

Media franceze godasin sot fuqimisht qeverinë e Edi Ramës për shqetësimin që ka krijuar Shqipëria me numrin më të madh azilkërkuesve. Rreth 20 për qind e të gjithë azilkërkuesve vijnë nga vendi kandidat i BE për shkak të “varfërisë, papunësisë, korrupsionit dhe klientelizimit…”.
Vendi drejtohet nga një qeveri e narko-trafikantëve që e ka kthyer vendin në një Kolumbi të Europës…

****
Ministri i Brendshëm i Francës ndodhet sot në Tiranë për ti paraqitur Kryeministrit Rama shqetësimin e madh që ka Franca me Shqipërinë, sepse 20 për qind e azilkërkuesve në Francë janë shqiptar. Ky lajm zë vend në të gjithë mediat dhe portalet franceze.
Gazeta e madhe “Le Figaro” shkruan se Shqipëria është vendi kampion për sa i përket numrit të azilkërkuesve. Në të shkruhet se “shqiptarët e rrallë që kalojnë filtrin për të fituar statusin e azilit në Francë janë ata që kanë dhënë prova se “janë të viktima të persekutimit”…
Numri i azilkërkuesve nga Shqipëria, sipas “Figaro”, ka arritur në 2017 mbi 7000 vetë, një rritje me 135 për qind krahasuar me 2016.
“Subjekti është i nxehtë. Në vitin 2017, shqiptarët, edhe pse vijnë nga një vend i ashtuquajtur “i sigurt” – dmth., Përmbushja e kritereve demokratike të mjaftueshme për Evropën – janë azilkërkuesit e parë në Francë: më shumë nga 7,000 kërkesa në një vit, + 135% rritje në krahasim me vitin 2016. Me një numër në rritje të të miturve të pashoqëruar pre e rrjeteve …”, shkruan “Le Figaro”.
Qëllimi i vizitës së Ministrit të Brendshëm është “për të rregulluar njëherë e përgjithmonë me Tiranën zyrtare çështjen e migrimit, të këtij vendi me 2,9 milion banorë, që s’është me i madh se Bretanja dhe nga i cili kanë emigruar 1/3 e popullsisë për tu vendosur në Europë. Ministri francez do të kryejë një vizitë maratonë dyditore në kryeqytetin e këtij vendi të tmerrshëm, të minuar nga opinionet për korrupsion…”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY