“Avokat, këtë s’duhet ta bësh”, Tahiri batuta me gazetarët, ja ç’ndodhi brenda...

“Avokat, këtë s’duhet ta bësh”, Tahiri batuta me gazetarët, ja ç’ndodhi brenda seancës gjyqësore

89
0
Shares

Gjykata e Krimeve të Rënda ‘hapi sot dyert’ për të pritur ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i cili u njoh me vendimin për bllokimin e pasaportës dhe ndalimin automatikisht të daljes jashtë shtetit.

Por brenda sallës së gjyqit, kur gjyqtarja është tërhequr për të marrë vendimin, Tahiri ka shkëmbyer edhe disa batuat me gazetarët dhe avokatin e tij Maksim Haxhia. Njëri prej gazetarëve e pyeti avokatin nëse kishte diçka për të shtuar dhe Maks Haxhia tha: Me disa prej jush nuk mund të flas.

Në këtë moment ka ndërhyrë Tahiri, duke i thënë Haxhias: Këtë s’duhet ta bësh avokat se të gjitha pastaj do i marr unë përsipër.

Ndërkohë në dalje, Tahiri për mikrofonin e Ora Neës ka paraljmëruar se do të flasë së shpejti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY