FOTO/ Lokali i seksit me 5 mijë lekë, ja tutorja e arrestuar...

FOTO/ Lokali i seksit me 5 mijë lekë, ja tutorja e arrestuar në Durrës

267
0
Shares

Policia e Durrësit arrestoi një tutore dhe një prostitutë në Durrës, të cilat ofronin seks për 5 mijë lekë në ambientet e një lokali dhe një shtëpie. Shtetaset e arrestuara janë Shpresa Pisha 47 vjeçe dhe Y. R. 40 vjeçe, banuese në Durrës.

Nga fotot e bëra tashmë publike Shpresa Pisha shihet në ambientet e lokalit të saj, i cili shërbente dhe si vend ndërmjetësimi për pazaret e seksit.

Pisha, në rolin e organizatores dhe ndërmjetëses kishte marrë me qira një lokal në qytetin e Durrësit. Ajo ndërmjetësonte me klientët që frekuentonin lokalin e saj duke siguruar lidhjen e tyre më pas me shtetasen Y. R.

Në vijim Shpresa Pisha vinte në dispozicion ambientet e banesës së saj në Plazh, Durrës për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal kundrejt një shume 5 000 lekë(të reja).

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY