FOTO/ U vra pasi ngacmoi gruan në lokal, ja kush është viktima...

FOTO/ U vra pasi ngacmoi gruan në lokal, ja kush është viktima në Divjakë i dënuar për prostitucion e me 2 emra

161
0
Shares

Në fshatin Goriçaj të Divjakës gjatë mbrëmjes së të hënës mbeti viktimë pas një konflikti në një lokal, shtetasi Almir Llupo. Ai u vra nga pronari i lokalit, pasi kishte tentuar disa herë që t’i përdhunonte bashkëshorten.

Viktima sipas policisë kishte edhe një emër të dytë, si Eduart Stamolliu. Autori i ngjarjes, Petrit Toromëni 42 vjeç nuk u largua nga vendngjarja. Ai u arrestua nga uniformat blu dhe në komisariat ka pranuar krimin.

Viktima e ka ngacmuar gruan e pronarit, në lokalin ku ishte ulur mbrëmë vonë, në sy të 4-5 personave të tjerë që kanë qenë të pranishëm dhe kanë parë gjithë skenën. Mësohet se viktima me dy emra ka qenë i dënuar më parë me 11 vite burg me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit. Ai kishte lënë qelinë e bugrgut në fillim të vitit 2017.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY