FOTO/ Kapet ‘bosi’ i trafikut të heroinës në trinomin Maqedoni-Elbasan-Itali, arrestohen 9 shqiptarë

FOTO/ Kapet ‘bosi’ i trafikut të heroinës në trinomin Maqedoni-Elbasan-Itali, arrestohen 9 shqiptarë

232
0
Shares

Guradia di Finanza në Venezia e Pisa ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një megaoperacion antidrogë duke realizuar 9 arrestime për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Mësohet se në krye të organizatës kriminale është një 40-vjeçar shqiptar, rezident në San Doná, ku ndodhet një ofiçinë, në të cilën modifikoheshin makinat, me dysheme të dyfishtë, për të kaluar drogën nga njëri shtet në tjetrin.

Mediat italiane raportojnë se hetimet e Guardia di Finanza kanë zgjatur dy vjet dhe në përfundim të tij janë sekuestruar mbi 80 kilogramë heroinë të pastër. Trafiku i drogës përfshinte Shqipërinë, Maqedoninë dhe disa provinca të Italisë Veriore.

Të arrestuarit në këtë operacion janë nga Elbasani dhe qendra e tyre ishte pikërisht në këtë qytet. Pjesëtarët e bandës nga Elbasani sipas akuzës fusnin sasi të madhe heroine në Itali. Përveç nëntë arrestimeve, dy shqiptarë dhe një italian janë njoftuar për detyrim paraqitjeje.

Hetimet e autoriteteve italiane janë kryer në bashkëpunim me autoritetet shqiptare dhe ato maqedonase, me takime të kryera në Tiranë dhe Ohër. Hetimet paralele në Maqedoni, të koordinuara nga prokuroria e Shkupit dhe të kryera nga policia maqedonase ka sjellë kapjen e sasive të mëdha droge dhe arrestimin e personave përgjegjës për transportin e saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY