Bllokimi i pasaportës për Tahirin, ja reagimi i avokatit mbrojtës, Maks Haxhia

Bllokimi i pasaportës për Tahirin, ja reagimi i avokatit mbrojtës, Maks Haxhia

199
0
Shares

Gjykata e Krimeve të Rënda me një vendim të mëngjesit të sotëm i hoqi ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri të drejtën për të dalë jashtë vendit. Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe avokati mbrojtës i tij, Maks Haxhia, i cili deklaroi se nuk ka asnjë provë të re që të justifikojë ndalimin e daljes jashtë Shqipërisë të Saimir Tahirit dhe bllokimin e pasaportës së tij.

“Sot në zyrë gjeta vendimin e gjykatëses për ndalimin e Tahiri jashtë vendit dhe bllokimin e pasaportës. Nuk ka asnjë fakt të ri që gjykata duhej të iniciohej”, u shpreh Mask Haxhia.

Avokati bëri me dije se do ta apelojnë brenda pesë ditësh këtë vendim të gjykatës, të cilin e konsideroi qesharak. Vendimi është marrë pasi Tahiri është person nën hetim për favorizim të grupit të Habiljave që trafikonte drogë në sasi të mëdha nga Vlora drejt brigjeve italiane.

Prokuroria gjithashtu ka paraqitur disa prova të reja, që konsistojnë në SMS në Whatsapp midis Orest Sotës dhe bashkëshortes së Tahirit, për të ndikuar te tenderat që jep Ministria e Brendshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY