FOTO/ Moti i keq dominon në Shqipëri këtë të hënë, acari ia...

FOTO/ Moti i keq dominon në Shqipëri këtë të hënë, acari ia lë vendin …

117
0
Shares

Territori i Shqipërisë ditën e sotme do të përshkohet nga vranësira dhe kthjellime të shkurtra në pjesën më të madhe të tij, ndërsa shira të përkohshëm do të ketë në zonat Veriore dhe Jugore.

Gjatë orëve të pasdites, vendi do të mbetet në kushtet e vranësirave të dendura dhe shirave në pjesën më të madhe të territorit. Kthjellime të shpeshta do të ketë në bregdet dhe zonat qendrore të territorit. Të njëjtat kushte atmosferike do të dominojnë në Shqipëri edhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten me 2-3°C gjatë mëngjesit. Gjithashtu një rritje të lehtë do të ketë edhe në mesditë, ndërsa më e ndjeshme rritja do të jetë në zonat Veriore. Era do fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 47 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY