VIDEO/ Skena 3D e ekzekutimit mafioz të Aleksandër Ndokës, lëvizjet e fundit...

VIDEO/ Skena 3D e ekzekutimit mafioz të Aleksandër Ndokës, lëvizjet e fundit dhe mënyra si ndodhi ngjarja …

167
0
Shares

Para se të kthehej në shtëpi mbrëmë, ku e prisnin vrasësit, Aleksandër Ndoka kishte qenë tek lokali “Apokalips” në pronësi të tij, që ndodhet në periferi të qytetit. Itinerari i ndjekur nga Ndoka mbrëmë në darkë, para se të vritej është ndjekur dhe përshkruar nga Report TV.

Lokali “Apokalipsi”, që shihni në këtë foto, ndodhet në rrugën nacionale E 851, që lidh Lezhën me Shkodrën. Lokali nuk është shumë larg nga banesa e tij. Ndoka ndodhej këtu mbrëmë, para se të hipte në makinën e tij e të nisej për në shtëpi. Përmes një rikonstruksioni të ngjarjes në 3D, kemi ndjekur rrugën që ka bërë nga lokali i tij Aleksandër Ndoka me makinën Mitsubishi të zezë, me targë AA 382 SE, për të arritur në vilën, ku e prisnin vrasësit.

Ndoka ka përshkuar më pak se një kilometër në rrugën E 851, në drejtim të Shkodrës: fjala është për një rrugë të re, kështu që mjaftojnë pak minuta për të mbërritur ne kryqëzimin majtas te con drejt kodres përballë Kishës së Zonjës Nunciate. Këtu, Aleksandër Ndoka ka kthyer prape në të majtë, duke hyrë në një rrugë të vogël, me emrin “Bec Patani”. Kjo është rrugica që të çon në vilën private, ku banonte Aleksandër Ndoka me familjen e tij, si dhe vëllai Arben me familjen e tij.

Siç duket nga ky rikonstruksion, rrugica nuk është e asfaltuar dhe është kjo trajtektore e shkurtër që ka përshkuar Ndoka, siç ka bërë çdo ditë, për të arritur tek hyrja e vilës së tij, e mbrojtur nga një portë hekuri dhe e rrethuar nga një mur rrethues. Këtu, ndoshta, të fshehur pas një muri po e prisnin vrasësit, të cilët, kur mbërriti, hapën zjarr, duke qëlluar nga ana e majtë e makinës.

Në rrugicë nuk ka asnjë ndriçim publik dhe kjo zonë ndriçohet vetëm pjesërisht nga drita të vendosura përgjatë rrethimit të vilës së Ndokajve. Një vend ideal ky, i përzgjedhur nga vrasësit për një pusi’ dhe për t’u larguar më pas pa u shqetësuar se mos i shihte kush. Por pikërisht mungesa totale e masave të sigurisë të bën të mëndosh se Ndoka nuk e priste aspak këtë atentat./Shqiptarja.com/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY