REAGIMI/ Policia kanabiste pengon protestën e shoferëve kundër monopolit dhe korrupsionit në...

REAGIMI/ Policia kanabiste pengon protestën e shoferëve kundër monopolit dhe korrupsionit në Dibër

61
0
Shares

Transporti ndërqytetas në Dibër ka hyrë në një krizë të thellë, e cila si duket vjen nga një licencë e dhënë në mënyrë abuzive, që po pengon vijimin normal të punës. Drejtuesit e furgonëve me dokumentacion të rregullt pengohen që të punojnë normalisht dhe për këtë arsye ata janë ngritur disa herë në protesta, por së fundmi janë bllokuar nga policia lokale.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe deputeti demokrat i zonës, Xhemal Gjunkshi. Deputeti i PD-së shprehet se drejtuesit e policisë së lidhur me kanabisin, po pengojnë shoferët të protestojnë kundër monopolizimit të tregut dhe korrupsionit të bashkisë. Ai kërkon nga kryeministri Rama dhe ministri i Brendshëm Xhafaj që të lejojnë zhvillimin e protestës legjitime.

Reagimi i Xhemal Gjunkshit:
Gjendje terrori ne Dibër. Policia e kanabizuar terrorizon, shantazhon, burgos shoferat protestues. Sot qe ne oren 06.00 te mengjesit jane ndaluar shoferet te cilet protestojne per te mbajtur gjalle frymen e gojes. Ata që prej nëntë muajsh trokasin ne dyert e shtetit, por fatkeqeshit, shqetesimi i tyre ka rene ne vesh te shurdher.

Ata po protestojne kunder monopolizimit, kunder korupsionit, kunder polisicise, e cila lejoi qe te mbillej e gjithe kurora e Dibres me droge. Jane pikerisht keta drejtues policie, te cilet akoma vazhdojne te qendrojne ne detyre. Keta i sherbejne vetem krimit.

I bej thirje urgjent Kryeministrit te vendit Zotit Edi Rama, Ministrit te Brendshem Zotit Fatmir Xhafa te lere protestuesit ne te drejten e tyre legjitime. Ne rast se keni vullnet, keni deshire per te bere sadopak shtet, keni momentin e duhur per ta treguar kete, duke e filluar nga Dibra.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY