Në varrimin e babait të ekzekutuar me 11 plumba do të jetë...

Në varrimin e babait të ekzekutuar me 11 plumba do të jetë edhe i biri Samuel Ndoka, burgjet i japin leje

144
0
Shares

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur t’i japë leje Samuel Ndokës, që të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, vëllait të ish-deputetit socialist Arben Ndoka. Aleksandër Ndoka u ekzekutua me 11 plumba një ditë më parë, përpara banesës së tij në Lezhë. ReportTv bën me dije se burime nga burgjet kanë thënë se leja është miratuar konform rregullave dhe i riu do të shoqërohet nën masa të rrepta sigurie.

Pas ceremonisë për varrosjen e të atit, Samuel Ndoka do të rikthehet sërish në qeli. Edhe policia e shtetit është në gatishmëri duke përforcuar masat e sigurizë në zonën, ku do të bëhet varrimi i të ndjerit. Samuel Ndoka u prangos dy muaj më parë nga Policia e Tiranës me akuzën e armëmbajtjes dhe qëndron me masë sigurie arrest me burg deri në përfundim të hetimeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY