‘Çmendet’ Laçi, me Selmanin dhe Uzunin në super formë e ndal për...

‘Çmendet’ Laçi, me Selmanin dhe Uzunin në super formë e ndal për të parën herë Skënderbeun ‘europian’

67
0
Shares

Laçi ka dhuruar surprizën e dytë të madhe pas Lushnjes që mposhti kampionët e Kukësit në këtë fundjavë emocionuese të futbollit shqiptar. Kubinasit arritën një fitore të artë, teksa e mposhtën Skënderbeun e Ilir Dajas me rezultatin e ngushtë 1-0. Goli vendimtar u shënua nga Uzuni në minutën e 46-të.

Pjesa e parë e takimit pati për protagonist portierët e të dyja ekipeve që dhuruan pritje fantastike. Në fillimin e të dytës Uzuni tronditi korçarët me një gol të bukur nga jashtë zonës, duke e nxjerr ‘nokaut’ portierin Shehi.

Kurbinasit treguan aftësi në menaxhimin e  avantazhit deri në fund të takimit, ndërsa i dhuruan Skënderbeut kryesues shijen e hidhur të humbjes për të parën herë në këtë kampionat.

Për të parë golin e ndeshjes KLIKO KËTU:

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY