Qeveria i jep shpërblim pensionistëve për festa një gjysëm gjeli, ja shifra...

Qeveria i jep shpërblim pensionistëve për festa një gjysëm gjeli, ja shifra qesharake

115
0
Shares

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, dje në prezantimin e Aktit Normativ të buxhetit 2017 në Komisionin e Ekonomisë, deklaroi se pensionistët në të gjithë vendin do të përfitojnë shpërblim për festat e fundvitit. Ai theksoi se fondi për shpërblimet do të jetë 18 milionë dollarë.

Por e vërteta është se pensionistët do të përfitojnë një shumë qesharake si shpërblim. Vetëm 3 mijë lekë për një nga shtresat që has më tepër vështirësi për të përballuar jetesën në Shqipëri. Vendimi i posaçëm për shpërblimet do të miratohet në mbledhjen e ardhshme të qeverisë, ku pritet që përfitues të jenë edhe familjet me ndihmë ekonomike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY