Elbasan, burri gjen në oxhakun e shtëpisë një granatë dhe një letër...

Elbasan, burri gjen në oxhakun e shtëpisë një granatë dhe një letër kërcënuese

98
0
Shares
Foto Ilustruese

Një granatë dore defensive të montuar me ndezës dhe një letër kërcënuese pranë saj, janë gjetur nga një 48-vjeçar në shtëpinë e tij në Elbasan.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ku 48-vjeçari me inicialet B. L., kishte shkuar në banesën në pronësi të tij, por që nuk banonte njeri dhe mbi oxhak kishte gjetur granatën dhe letrën.
Policia sekuestroi granatën dhe letrën në cilësinë e provës materiale dhe po punon për identifikim dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i plotë i Policisë
Më datë 07. 12. 2017 shtetasi B. L.,48 vjeç banues në fshatin Liçaj të Njësisë Administrative Shalës Cërrik ka njoftuar Komisariatin e Policisë Cërrik se kur ka shkuar në banesën në pronësi të tij, por që nuk banonte njeri, mbi pjesën e oxhakut ka gjetur një granatë dore defensive të montuar me ndezës dhe pranë saj një letër kërcënuese. Ky shtetas së bashku me familjen e vet banon në Elbasan.
Nga ana jonë janë kryer veprimet e para proceduriale dhe në cilësinë e provës materiale është sekuestruar letra dhe granata.
Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY