FOTO GALERI/ “Plas peshku” në autostradën Tiranë – Durrës, dhuratë nga hapja...

FOTO GALERI/ “Plas peshku” në autostradën Tiranë – Durrës, dhuratë nga hapja e rezervuarve prej lali Erit

243
0
Shares

Një javë nga përmbytja e autostradës Tiranë – Durrës, bizneset janë ende duke bërë bilancet e dëmeve të ujit që për pak minuta shkaktoi miliona euro dëme. Por, shqetësimi më i madh i tyre është që kjo situatë, që ndodh për të dytin vit radhazi (pas përmbytjeve të 8 nëntorit 2016) të mos përsëritet më.
Se çfarë ka ndodhur ende mbetet e paqartë. Ajo që dihet tashmë është se përroi i Limuthit, pranë City Park nuk ka arritur të përballojë prurjet e shumta dhe uji ka vërshuar në autostradë dhe në bizneset aty pranë. Nuk kanë ndihmuar situatën as ndërtimet që janë bërë në vite nga vetë bizneset, që kanë bllokuar kolektorët dhe kanalet e shkarkimit të ujërave. Burime zyrtare nga Prefektura Tiranë kanë pohuar se nga dita e hënë do të ngrihet një grup pune për të studiuar shkaqet dhe marrë masa për të kryer ndërhyrje të posaçme.
Ndërsa vitin e kaluar është pranuar tashmë se ishte hapja e rezervuarëve në kodrat rreth autostradës që shkaktoi përmbytjen, këtë vit burimet zyrtare thanë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Por, disa foto që kanë mbërritur në redaksinë e Monitor, tregojnë se peshku ka vërshuar në rrugë pas përmbytjeve, duke “tradhtuar” deklaratat se nuk ka pasur hapje të rezervuarëve.
Fotot, që tregojnë peshq liqeni të ngordhur në asfalt, janë bërë ditën e nesërme të përmbytjes nga punonjësit e City Park në oborrin dhe në parkingun e Qendrës Tregtare, thotë Eraldo Boni, administrator i City Park.
Sipas ti, kjo tregon që janë hapur rezervuarët, pasi “peshku nuk erdhi nga qielli”.
Punonjësit pohojnë se përmbytja ka ardhur nga hapja e rezervuarëve. Pamjet satelitore tregojnë se në zonën përreth ka tre liqene kryesore: Mazrekut, Gjokaj dhe Kashar, ku Mazreku ndodhet pranë City Park dhe Kashari pranë Mercedes Benz (edhe ky i përmbytur, por jo me dëme të mëdha, për shkak se makinat u zhvendosën para se të shpërthente uji).
Gjithsesi, do të duhet një hetim i saktë nga ana e autoriteteve përkatëse për të parë se çfarë ka ndodhur, si dhe për të hartuara plane për ndërhyrje afatgjata dhe për të marrë masa që kjo të mos përsëritet më.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY