E shkarkoi Alavesh por De Biasi shkon në Botëror, ja kombëtarja që...

E shkarkoi Alavesh por De Biasi shkon në Botëror, ja kombëtarja që e kërkon

165
0
Shares

Mediat italiane ditën e sotme shkruajnë se zërat që kombëtarja e Australisë të vendosë nëse do t’i besojë vendin e trajnerit të përfaqësueses, Xhani De Biazit janë plotësisht të vërtetë. Për italianin që plotësoi ëndrrën e Shqipërisë duke bërë të mundur kualifikimin në Europian, mediat italiane nënvizojnë se do të vendoset brenda dy javëve.

Federata australiane pritet të marrë një vendim përfundimtar për këtë çështje, pasi ka kontaktuar me vetë teknikun. Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, pas shkarkimit nga Alavesh, kërkohet edhe nga Krotone në Seria A. De Biazit do i duhet të presë deri për Krishtlindje, për të marrë vesh nëse do ketë mundësi të udhëheqë Australinë, në finalet e Kupës së Botës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY