Basha: Interpretimi i Kushtetutës nuk është detyrë e ambasadave dhe as e...

Basha: Interpretimi i Kushtetutës nuk është detyrë e ambasadave dhe as e misioneve ndihmëse

71
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është kundërpërgjigjur mesazheve të ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin për zgjedhjen e kryeprokurorit, në emisionin “Të Paekspozuarit” në “News24”.
“Interpretimi i Kushtetutës nuk është detyrë e ambasadave dhe as e misioneve ndihmëse. Ka një nen në Kushtetutë që thotë se ‘prokurorin e ri e zgjedh KLP’. Kjo ishte një skemë e Fatmir Xhafajt për ta ngatërruar çështjen me shumë institucione për ta vonuar sa më shumë reformën dhe për ta kapur atë. Xhafaj u betua se ne i kemi resurset, por sot duket që ka dështuar. Ku është Vetting-u? Pse nuk po nis Vetting-u? Ne jemi që çështja të zgjidhet përmes Kushtetutës dhe nuk ka arsye që këtë të na e lexojë askush”, tha Basha.

Më herët, Ambasada Amerikane reagoi me këtë mesazh…
“Kushtetuta dhe ligji për Prokurorinë janë të qarta. Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit. Ne nxisim Parlamentin të zbatojë ligjin”, është deklarata e shkurtër dhe e qartë e ambasadorit amerikan.

Ndërsa deklarata e BE-së…
“Ligji për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë parashikon dispozita të qarta transitore – siç konfirmohet nga EURALIUS dhe OPDAT në opinionin e tyre në Kuvend. Ne e ftojmë Kuvendin të procedojë në respekt të plotë të ligjit”, thuhet ne reagimin e Bashkimit Europian. tpz

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY