Basha: Nuk ulem me Ramën, Kryeprokurori të zgjidhet përmes Vetting-ut

Basha: Nuk ulem me Ramën, Kryeprokurori të zgjidhet përmes Vetting-ut

62
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha ka thënë se kryeprokurori nuk mund të zgjidhet me një shumicë të thjeshtë dhe ai duhet të vijë përmes Vetting-ut. Duke folur për emisionin “Të Paekspozuarit” në News24, Lulzim Basha tha se vendi është në një krizë të thellë politike dhe opozita nuk do bëhet pjesë e lëmshit kushtetues.
Sipas kryedemokratit, kryeprokurori nuk mund të caktohet vetëm nga një parti politike dhe nuk do ulet me Ramën në tryezë.
“Nuk ka asgjë personale me Ramën. Në situatën aktuale janë 3 probleme për çështjen e zgjidhjes së kryeprokurorit. I pari është procesi i anti-kushtetutshmërisë. I dyti është se është një proces politik, pra mazhoranca thotë se kemi votat vetë. Dhe problemi i tretë është se duan proces pa Vetting. Këto të treja janë dëshmi të bllokimit të reformës në drejtësi, pasi nuk është formuar KLP-ja, pasi vetëm ajo e vendos. Mazhoranca ka bërë lojëra dhe nuk asnjë shpresë për tu ulur me Ramën në këtë lëmsh kushtetues.
Mazhoranca kërkon të bëjë një zgjidhje të tillë dhe nuk ka asnjë mundësi që unë të ulem me Ramën dhe të zgjedh një prokuror pa Vetting. Ne e kemi dhënë zgjidhjen, kryeprokurori nuk mund të caktohet vetëm nga një parti politike dhe nuk mund të jetë një lepurush”, tha Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY