Zhdukja e 3 dosjeve të korrupsionit në prokurorinë e Elbasanit, hetuesit: Dera...

Zhdukja e 3 dosjeve të korrupsionit në prokurorinë e Elbasanit, hetuesit: Dera e zyrës është thyer

85
0
Shares

Policia e Elbasanit ka nisur hetimet për kallëzimin që ka bërë një nga prokuroret e këti qarku, për faktin se i kanë humbur nga zyra e saj tre dosje të korrupsionit. Mësohet se dera e zyrës së prokurores Armanda Xhaferri është thyer dhe dyshimet janë se veprimi është bërë nga punonjës të kësaj prokurorie.

Dyshimet, sipas Policisë së Elbasanit, ranë mbi punonjës të vetë prokurorisë së këtij rrethi, të cilët i kanë marrë dosjet pa dijeninë e A.Xh. Polica e Elbasanit njoftoi se “Në datë 02.12.2017, ka bërë kallëzim shtetasja A.Xh., me detyrë prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, pasi kur ka shkuar në zyrë ka konstatuar se i kishin humbur 3 fashikuj të proçedimeve penale, materiale të Task Forcës për hetimin e korrupsionit.

Grupi hetimor, gjatë kqyrjes së vendit (zyrës), nuk ka konstatuar thyerje nga jashtë dhe ka dyshime se janë marrë nga punonjës të kësaj prokurorie, pa dijeninë e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY