MEDIAT E HUAJA/ Vazhdojnë hetimet ndaj Saimir Tahirit, gjithashtu edhe trafiku i...

MEDIAT E HUAJA/ Vazhdojnë hetimet ndaj Saimir Tahirit, gjithashtu edhe trafiku i drogës në Shqipëri

72
0
Shares

“Hetimet në Tiranë ndaj Saimir Tahirit janë duke vazhduar edhe pse mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama e bllokoi prokurorinë që të prangoste ish-ministrin”.
Kështu shkruan Courrierdesbalkans.fr në një shkrim të radhës të saj. Sipas saj, edhe pse hetimet janë në vijim, vetëm javën e kaluar në Greqi u kap një sasi e madhe droge, që sipas medieve greke është e miqve të ish-ministrit të Brendshëm.
“Hetimi i lidhjeve të Saimir Tahirit me ‘klanin Habilaj’ vazhdojnë për momentin, ende pa asnjë pasojë për ish-Ministrin e Brendshëm, i cili ende qëndron në Parlamentin shqiptar.
Pas një sërë zbulimesh komprometuese dhe vendimit të mazhorancës që të mos lejojë arrestimin e tij, presioni ndërkombëtar ndaj qeverisë së Edi Ramës është përshkallëzuar.
Opozita e akuzon Edi Ramën se e ka kthyer Shqipërinë në një ‘narko shtet’.
Shtetet e Bashkuara, nëpërmjet të ngarkuarit me Punë në Këshillin e Përhershëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), kanë shprehur vendosmërinë e tyre që Shqipëria të vazhdojë hetimet. Sipas të ngarkuarit me Punë, Tahiri ka dalë në përgjimet e policisë italiane si i përfshirë në klanin Habilaj”, shkruhet në Courrierdesbalkans.fr.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY