FOTO/ Kina hyn fuqishëm në tregun shqiptar, nënshkruhen marrëveshje për doganat dhe...

FOTO/ Kina hyn fuqishëm në tregun shqiptar, nënshkruhen marrëveshje për doganat dhe energjinë mes dy vendeve

162
0
Shares

Radio e Jashtme e Kinës ka njoftuar se midis shtetit me ekonominë e dytë më të madhe në botë dhe Shqipërisë janë nënshkruan disa marrëveshje të reja bashkëpunimi. Gjithçka u arrit gjatë takimit të gjashtë të krerëve të qeverive të mekanizmit ’16+1′, që u zhvillua së fundmi në Budapest të Hungarisë.

Në prani të udhëheqësve pjesëmarrës, ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi dhe zv./ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Etjen Xhafaj, nënshkruan marrëveshjen mbi bashkëpunimin doganor. Përveç kësaj, Kina dhe Shqipëria nënshkruan një memorandum mirëkuptimi mbi zhvillimin e bashkëpunimit dhe të investimeve në fushën e energjisë mes Fondit Kinë-Europa Qendrore e Lindore dhe Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës të Shqipërisë.

‘Grupi i Bashkëpunimi Ndërkombëtar i Veriut’, Ministrisë e Energjisë dhe e Infrastrukturës dhe Korporata Elektroenergjitike e Shqipërisë nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit për zhvillimin e hidrocentralit Skavicës. Në të kaluarën, brenda mekanizmit të bashkëpunimit ’16+1′, qeveria shqiptare dhe kompanitë kineze kanë nënshkruar disa memorandume bashkëpunimi, por asnjë prej tyre nuk është zbatuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY