FOTO/ Baçi: Pasojat të rënda nga përmbytja në fshatrat e Fierit, ndërhyrje...

FOTO/ Baçi: Pasojat të rënda nga përmbytja në fshatrat e Fierit, ndërhyrje të menjëhershme për rehabilitim

89
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, Luan Baçi prej ditës së parë, kur nisi vërshimi i lumenjëve Vjosë e Seman, i është gjendur pranë banorëve dhe ka monitoruar situatën nga afër në terren.

Ai së fundmi ka bërë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme të shtetit në fshatrat e Fierit të përmbytura nga reshjet e ditëve të fundit. “Në njësinë Frakull veçanërisht në fshatrat Darzezë dhe Ferras, nga përmbytjet janë shkaktuar dëme të mëdha. Me dhjetëra banesa janë dëmtuar nga niveli i konsiderueshëm i ujit, janë përmbytur ferma, ku si pasojë janë dëmtuar me dhjetëra hektarë të mbjella me produkte bujqësore”, shprehet Baçi.

Fermerët dhe banorët e fshatrave të përmbytur i kanë kërkuar deputetit Baçi që të rifillojë sa më parë furnizimi me energji elektrike dhe ujë, për të patur kushte bazike të jetesës. “Pas kalimit të emergjencës, nisja e riparimit të dëmeve, është një domsdoshmëri primare. Ministria e Shëndetësisë si masë emergjente, të ngreje shërbime të lëvizshme mjekësore të domosdoshme për fëmijët dhe të moshuarit”, theksoi Baçi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY