FOTO/ Produkti i përmbytjeve, në Valias del në sipërfaqe një karabinë dhe...

FOTO/ Produkti i përmbytjeve, në Valias del në sipërfaqe një karabinë dhe një palë pranga

101
0
Shares

Menjëherë pas përmbytjeve që goditën territorin e administruar nga Bashkia Kamëz, eksavatorët janë rikthyer në punë për të vazhduar pastrimin e kanalit në Valias. Ekskavatori gjatë punimeve ka nxjerrë bashkë me llumin edhe një karabinë me 10 fishekë si dhe një palë pranga.

Ishin banorët e zonës që e panë armën tek u nxor nga poshtë urës që lidh Valiasin e vjetër me Valiasin e ri dhe njoftuan mënjëherë policinë. Arma e gjetur do t’i nënshtrohet testit balistik dhe analizave të tjera për t’u parë nëse është përdorur për ndonjë krim të mundshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY