DETAJE/ Itali, plagoset me thikë i riu shqiptar, punonte bodyguard në Mc...

DETAJE/ Itali, plagoset me thikë i riu shqiptar, punonte bodyguard në Mc Donald’s

102
0
Shares

Një shqiptar 29 vjeçar është plagosur rëndë me thikë në qytetin e Milanos, Ai punonte si bodygard në një qendër Mc Donald’s.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.45 të mbrëmjes së djeshme mjaft pranë qendrës së Milanos, pak hapa larg katedrales së qytetit, në galerinë e njohur Ciro Fontana.
Shqiptari 29-vjeçar, i ka kërkuar një grupi ekstra komunitarësh të largohen nga lokali pasi nuk po konsumonin e po shqetësonin klientët e tjerë.
Por sapo kanë dalë jashtë ata kanë goditur me thikë në gjoks 29-vjeçarin shqiptar, i cili aktualisht ndodhet i shtruar në spitalin Poliklinik të Milanos.
Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë por jo në rrezik për jetën.
Nga dhuna e ushtruar, 29-vjeçari shqiptar ka pësuar dhe daljen e shpatullës si dhe thyerje të njërës prej mollëzave.
Policia italiane ka sekuestruar kamerat e sigurisë së lokalit por dhe ato të rrugëve pranë për të identifikuar autorët e kësaj ngjarje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY