FOTO LAJM/ E pabesueshme, Rama poston foton e Bashës në Fier dhe...

FOTO LAJM/ E pabesueshme, Rama poston foton e Bashës në Fier dhe e falenderon për…

82
0
Shares

Zonat e përmbytura në qarkun e Fierit u vizituan mesditën e sotme nga kryedemokrati Lulzim Basha, i cili apeloi për ndihmë në ushqime dhe strehim për banorët. Basha u pa të linte mënjanë ndasitë politike, teksa theksoi se ka takuar kryebashkiakun socialist të Fierit, Armando Subashi për tu njohur më mirë me situatën. Në mënyrë të pabesueshme, me anë të një reagimi në Facebook, këtë vizitë të Bashës dhe mesazhin që përcolli, e ka përgëzuar kryeministri Edi Rama.

Ai e falenderon Bashën për qasjen e PD ndaj një situate kaq të rëndë për vendin. “Gjithkush prej nesh mund të bëjë punë të mira dhe kur dikush e bën një punë të mirë, sado e vogël a e madhe qoftë, duhet falenderuar e respektuar për atë punë, pavarësisht nëse në jetën e përditshme mendojmë njësoj a mendojmë krejt ndryshe”, shkruan Rama, duke shpërndarë edhe foto nga vizita e Bashës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY