VIDEO/ E tmerrshme, elektriçisti në Gjirokastër kalon Drinon e tejfryrë i varur...

VIDEO/ E tmerrshme, elektriçisti në Gjirokastër kalon Drinon e tejfryrë i varur në një litar, për të riparuar…

88
0
Shares

Përmbytjet prej shirave të dendur që kanë rënë përgjatë tre ditëve të fundit, kanë shkakutar dëme të konsiderueshme, sidomos në sistemin e energjisë. Teksa një elektriçist humbi jetën gjatë punës në terren në Fier dhe dy të tjerë mbetën të lënduar rëndë në Shkodër, aksioni për riparimin e dëmeve vijon në të gjithë vendin. Nga Gjirokastra, “BË” sjell pamje të frikshme të një elektriçisti që përpiqet të rregullojë lidhjen e energjisë në kushte skandaloze të sigurisë. Ai shihet i lidhur vetëm me një litar, dhe pas asnjë mjet tjetër sigurie dhe i duhet të kalojë lumin e tejfryrë të Drinos për të mbërritur tek shtylla. Pamjet tregojnë kushtet tepër të vështira të punës në këtë sektor, teksa elektricistit i duhet të rezikojë seriozisht jetën në mënyrë që të furnizohet me drita krahina e Lunxhërisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY