VIDEO/ Pamje katastrofike vijnë nga Ura e Mifolit, Vjosa bëhet zot i...

VIDEO/ Pamje katastrofike vijnë nga Ura e Mifolit, Vjosa bëhet zot i tokave dhe banesave në Fier e Vlorë

527
0
Shares

Shqipëria është pushtuar nga uji, si pasojë e reshjeve të dendura që kanë rënë gjatë dy ditëve të fundit, por pamjet më katastrofike vijnë nga Vlora e Fieri, ku në orët e para të mëngjesit janë ççarë argjinaturat e lumit Vjosë. Si pasojë, Vjosa ka dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje masive në zonat përreth. Fillimisht mësohet janë çarë argjinaturat në Mifol dhe Bisan, duke bërë të mundur që uji të vërshojë në fshatrat Novoselë, Mifol, Fitore e zonën përreth tyre. Ndërkohë, Instituti i Gjeoshkençave paraqet parashikime tepër negative, teksa pritet që në Seman e Vjosë të rritet niveli i ujit çka do të shkaktojë përmbytje të të tjera zonave. Fier: Dalja nga shtrati e lumit Vjosë ka përmbytur toka e banesa edhe në fshatrat e Fierit, kryesisht në zonat Kashisht, Çervene dhe Ferras. Deri më tani janë evakuuar 63 familje, të çilët janë dërguar te të afërmit e tyre, ndërsa vazhdon vërshimi i ujit në banesa. Në pamjet e Report TV shihet qartë katastrofa që mund të vijë nga Vjosa e tejfryrë gjatë mëngjesit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY