VIDEO/ Gjendja e Vjosës tmerron Edi Ramën, kryeministri shtrëngon dhëmbët se propagandën...

VIDEO/ Gjendja e Vjosës tmerron Edi Ramën, kryeministri shtrëngon dhëmbët se propagandën ja mori lumi

181
0
Shares

Zona e Novoselës gjendet në një situatë kritike, teksa një pjesë e madhe e saj është përmbytur nga çarja e argjinaturave të lumit Vjosë, ndërsa Emergjencat Civile kanë njoftuar se prurjet do të shtohen edhe më teëpr.

Pranë Urës së Mifolit, ku është arritur kuota maksimale e Vjosës ka qenë mesditën e sotme edhe kryeministri Edi Rama, i cili shihet në video duke shtrënguar dhëmbët nga katastrofa që sheh. Pavarësisht se kryetari i Komunës Novoselë, Kanan Shakaj i thotë se dëmet janë më të vogla se në vitin 2015, kryeministri duket i tmerruar nga përshkallëzimi i situatës dhe duket se ka kutpuar që propaganda s’ka vlerë në të tilla kushte.

Rama flet për intensitet reshjesh më të lartë se 2015 dhe më pak familje të evakuuara, por duket mjaft i shqetësuar nga pamja e frikshme që i shohin sytë, teksa Vjosa duket si një “përbindësh” që në çdo minutë mund të prodhojë një tragjedi në rrethinat e Vlorës dhe Fierit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY