RAPORTI/ BE kishte parlajmëruar katastrofën në Shqipëri: Emergjencat Civile kanë abuzime të...

RAPORTI/ BE kishte parlajmëruar katastrofën në Shqipëri: Emergjencat Civile kanë abuzime të mëdha me fondet, qeveria i keqmenaxhon

107
0
Shares

Në këto tre ditë kemi parë sesi shqipëria pushtohet nga uji që vërshon prej lumenjve dhe njëkohësisht neglizhencën dhe paaftësinë e qeverisë për të përballuar me seriozitet këtë situatë të rëndë, që i përsëritet disa herë në harkun kohor të 2 viteve.

Pikërisht për pamundësinë dhe paaftësinë e qeverisë së Edi Ramës për të përballuar fatkeqësi të tilla natyrore, Bashkimi Europian na kishte paralajmëruar që prej një viti, me një raport të detajuar, ku theksonte vjedhjen e fondeve të emergjencave, investimet e munguara në sistemin e kullimit të ujërvae etj… Sipas Syri.net në progres/raportin e  BE për Shqipërinë, të publikuar në muajin nëntor të vitit 2016, i kërkohej vendit tonë që të “vinte dorë” në fushën e Emergjencave Civile sepse kapaciteti  i institucioneve për menaxhimin e emergjencave civile është teje i ulët.

“Kapaciteti institucional dhe bashkëpunimi midis institucioneve të mbikëqyrjes duhet të forcohen për të siguruar veprim të efektshme ndaj situatave të emergjencës”, theksohet në raport. Gjithashtu në të njëjtin raport theksohet se menaxhimi i emergjencave në rast katastrofash të natyrës në nivel lokal nuk ka bërë fare progres. “Ka progres, deri diku, me ministritë e linjës në ngritjen e zyra të informacionit dhe menaxhimit të emergjencave civile, por nuk ka pasur progres në nivel lokal dhe rajonal… Kapaciteti institucional dhe bashkëpunimi midis institucioneve të mbikëqyrjes duhet të forcohen për të siguruar veprim të efektshme ndaj situatave të emergjencës”, nënvizonte BE.

Ajo çka bie në sy dhe ka vlerën më të madhe në këtë raport të unionit, ku ne synojmë të aterojmë, është pjesa ku theksohet se Emergjencat Civile janë një nga sektorët ku abuzohet më së shumti me fondet publike. “Keqmenaxhimi i fondeve publik lidhet kryesisht me emergjencat civile, pagesën e detyrimeve të prapambetura dhe kontrata punësh publike, furnizime e shërbime”, shkruhet në raport.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY