FOTO/ Shkumbini nis ‘ekspasionin’ në fshatrat e Elbasanit, Boçi ironizon Ramën: “Shteti...

FOTO/ Shkumbini nis ‘ekspasionin’ në fshatrat e Elbasanit, Boçi ironizon Ramën: “Shteti në këmbë dhe Partia në ballë!”

85
0
Shares

Në qarkun e Elbasanit situata është përkeqësuar nga përmbytjet, teksa lumi Shkumbin vijon të mbetet një rrezik konsistent për banorët e fshatrave për rreth tij. Deputeti i Partisë Demokratike në këtë qark, Luçiano Boçi ka qëndruar pranë banorëve të Polisit, zonë e përmbytur dhe e shkatërruar nga dalja e shtratit të lumit Shkumbin. Në një status të tij në Facebook, Boçi ironizon kryeministrin Edi Rama, për deklaratën e tij ku u shpreh se “Shteti është në këmbë”.

“E dëgjuat Ramën?!! Shteti në këmbë – tha. Partia në ballë, por populli është nën ujë!!!! Ja pamjet nga Polis Valë ku Shkumbini ka zaptuar hektarë të tëra dhe po i afrohet banesave. Askush nuk i përgjigjet banorëve. Ndërkohë shteti me siguri po e bën në këmbë”, shkruan Boçi në Facebook. Deputeti demokrat prej dy ditësh ndodhet në terren si pjesë e ekipit të monitorimit të Partisë Demokratike, ngritur pas përmbytjeve që kanë shkatërruar qindra banesa, mijëra ha toka dhe ka mbytur qindra krerë bagëti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY