“Bomba” e Panaritit: Rama nuk shpall gjendjen e jashtëzakonshme për çështje faturash,...

“Bomba” e Panaritit: Rama nuk shpall gjendjen e jashtëzakonshme për çështje faturash, ju luta kryeministrit për…

119
0
Shares

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Repolitix” në Report Tv, ish-ministri i Mbrojtjes Edmond Panariti ka pasqyruar shkaqet e vërteta të përmbytjeve masive që po ndodhin në vend. Panariti është shprehur se kryeministri Rama nuk e shpall gjendjen e emergjencës, pasi meraku i tij i vetëm janë faturat. “E gjithë Shqipëria është nën ujë. Nëse shpallet gjendja e emergjencës të derivojnë edhe angazhimet që ka qeveria. Kjo ka të bëjë edhe me fondet. Mund të mbyllësh edhe sytë dhe të mos e shpallësh. Nuk shpallet, pasi bëhen llogari faturash, pasi mendohet se po e shpalla ka edhe faturë, ka edhe përgjegjësi për t’u përgjigjur. Por nëse e shpall mund t’i dërgosh një faturë edhe Brukselit, mund të ndihmojnë edhe donatorët”, tha Panariti. Shkaqet kryesore të kësaj situate të krijuar, sipas ish-ministrit të Bujqësisë janë edhe shfrytëzimi i shtretërve të lumenjve për inerte pa kriter, si dhe menaxhimi i keq i kanaleve kulluese. “Unë kam firmosur urdhër për ndalimin e shfrytëzimit të lumenjve, por nuk u zbatuan. Edhe në Vjosë ka firma që shfrytëzojnë. Ju luta Ramës, i thashë mos e decentralizoni sistemin, pasi një kanal kullues kalon në dy apo tre bashki, ato janë arterie kombëtare dhe ato ia lënë përgjegjësinë njëri tjetrit” deklaroi Panariti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY