FOTO GALERI/ Raporti i PD: Jugu i pushtuar nga uji, qindra banorë...

FOTO GALERI/ Raporti i PD: Jugu i pushtuar nga uji, qindra banorë të bllokuar dhe 3 ditë mungesë energjie në rrethinat e Vlorës

97
0
Shares

Një raport mbi përmbytjet që kanë pushtuar gjysmën e territorit të vendit është përpiluar edhe nga Grupi i Monitorimit që ka ngritur Partia Demokratike. Në këtë raport theksohet se ka dëme të mëdha material nga përmbytjet, por mbi të gjitha flitet për qindra banorë të bllokuar.
Raporti i PD-së për situatën:
Në Bashkinë Delvinë, në fshatin Vanë, rrëzohet ura e vetme që lidh zonën me qytetin. 350 familje kanë mbetur të bllokuara dhe nuk kanë asnjë mundësi komunikimi me rrugën nacionale. Rreziku për shëmbjen e urës u paralajmërua mbrëmë nga Partia Demokratike.
Në Qarkun Durrës, situata është shumë e vështirë në zonën e Fushë Krujës, ku, nga dalja e lumit nga shtrati, janë përmbytur dhe janë bërë të pajetueshme me qindra banesa. Edhe në Karundin e Ri, pjesë e Bashkisë së Durrësit situata është shumë e rënduar. Me qindra ha tokë dhe banesa janë nën ujë. As në Fushë Krujë, as në Katund të Ri nuk ka ndihma nga qeveria.
Në qarkun e Vlorës, si pasojë e çarjes së argjinaturave të Vjosës ka përmbytje të mëdha. Në fshatrat Novoselë Qendër, Dëllenj, Delisuf, Ferras, Mifol, Bishan, Vitore uji është mbi 1 metër. Situata sa vjen e rëndohet nga prurjet e shumta. Energjia elektrike mungon prej 3 ditësh.
Në Bashkinë Devoll ka dalë nga shtrati lumi Devoll. Për pasojë, është përmbytur nënstacioni elektrik dhe një pjesë e konsiderueshme e tokave bujqësore. Të mbjellat me grurë janë dëmtuar plotësisht. Janë përmbytur edhe lokalet anës rrugës nacionale.
Në Bashkinë Maliq, Zëmblak, përmbytja ka ardhur nga moshapja e digës së lumit Devoll. Diga ose prita që shërben për të grumbulluar ujin për vaditje në verë ka qenë e dëmtuar dhe portat janë të mbyllura përgjysëm. Sot po përpiqen të shkatërrojnë dy pritat anësore, pasi uji nuk ka ku të kullojë.
Në Bashkinë Bulqizë reshjet e kanë rënduar situatën në disa njësi. Qafë Buall- Peshkopi kalohet me vështirësi, janë përmbytur një pjesë e bizneseve. Tek pazari i Bulqizës niveli i ujit arrin në 50 cm. Uji i ardhur nga galeritë e zonës D, ka shkaktuar kaos dhe përmbytje te bizneset.
Në Martanesh ka probleme nga shembja e skarpateve dhe rënia e gurëve në aksin Martanesh -Qafa e Buallit.
Në Shupenze, Gjoricë ka probleme me përmbytjen e dhjetëra hektarëve dhe me mungesën e energjisë elektrike.
Në Bashkinë Vorë, zona e Prezës është nga më të prekurat. Janë rreth 110 familje të përmbytura plotësisht ose pjesërisht. Bashkia ka evidentuar dëmet, por verehet mungesa e ndihmave nga qeveria.
Në Bashkinë Ura Vajgurore ka patur përmbytje gjatë natës nga lumi Osum dhe nga bashkimi me Devollin ka përmbytje në fshatrat Arez, Ciflig, Kuç, Hingë, ku vazhdon lumi Seman.
Në Bashkinë Mallakaster raportohet i përmbytur stacioni i pompave në Poçem. Rrezikohet që Mallakstra të mos furnizohet me ujë. Gjithashtu edhe disa fshatra nuk kanë energji elektrike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY