Shkumbini del nga shtrati, përmbyt nga Librazhdi në Peqin

Shkumbini del nga shtrati, përmbyt nga Librazhdi në Peqin

358
0
Shares

Në kuadër të situatës së rënduar klimaterike në pjesën më të madhe të vendit, njoftohet se së fundmi lumi Shkumbin ka shkaktuar përmbytje nga Librazhdi deri në Peqin. Banorë të fshatit Polis njoftojnë se përroi dhe Shkumbini ka shkaktuar përmbytjen e dhjetëra hektarëve toke dhe po u afrohet banesave. Edhe banorët e Shushicës në Elbasan kanë dhënë alarmin e përmbytjeve. Dhe sa më poshtë zbret drejt fushës aq më i rrezikshëm bëhet ky lumë.
Banorët njoftojnë se tashmë në fushën në afërsi të Papërrit dhe Cërrikut, Shkumbini ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur tokë bujqësore dhe sera. Po ashtu në rrezik është edhe stacioni i pompave në Cërrik.
Situatë kritike ka krijuar ky lumë në Bishqem dhe Pajovë. Drejt Njësisë Administrative Pajovë ka udhëtuar prefekti i qarkut Elbasan Maksim Malaj. Ai ka kërkuar marrjen e masave dhe evakuimin e familjeve në Urën e Bishqemit në rast rreziku.
Prurje ka edhe lumi Devoll, por aktualisht pjesa e fushës është e mbrojtur pasi HEC-i Banjë ka mbyllur portat dhe po grumbullon ujë. Vetëm në rast se niveli i HEC rritet dhe hapen portat, atëherë përmbytja në zonën e Sulovës është e pashmangshme

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY