Gjirokastër, bllokohen 10 autobusë, në pritje që nga ora 03.00 e mëngjesit

Gjirokastër, bllokohen 10 autobusë, në pritje që nga ora 03.00 e mëngjesit

133
0
Shares

Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut nuk kanë penguar agjencitë e udhëtimit që të nisen drejt Greqisë. Rreth 10 autobusë janë duke qëndruar në hyrje të qytetit të Gjirokastrës, pasi rrugët janë të bllokuara. Mes tyre ka fëmijë dhe të moshuar janë nisur nga Tirana që në orën 3:00 të mëngjesi dhe tani janë bllokuar në hyrje të qytetit të Gjirokastrës.
“Jemi nisur që në orën 3 të mëngjesit nga Tirana dhe tani kemi disa orë që po presim në hyre të Gjirokastër. Ju kërkojmë shoferëve të autobusëve të na kthejnë mbrapsht por, askush nuk reagon, pasi kanë hallin e lekëve që duhet të na kthejnë. Jemi më fëmijë të vegjël, ju lutëm na ndihmoni”, thotë një udhëtar.
Edhe pse autoritetet kanë paralajmëruar se aksi drejt Tepelenës është shumë i vështirë për tu kaluar për shkak të rritjes së nivelit të ujit në liqenin e Viroit, askush nuk i ka dëgjuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY