Ja kush u përmbyt në bashkinë e Kamzës

Ja kush u përmbyt në bashkinë e Kamzës

148
0
Shares

Bashkia e Kamzës ka evidentuar të gjitha familjet që janë përmbytur nga shirat ndërkohë që kryetari i bashkisë, Xhelal Mziu kërkoi që fill pas vlerësimit të dëmit të niset menjëherë lista tek emergjencat civile për dëmshpërblim.

Kryebashkiaku Xhelal Mziu kërkoi sot nga një mbledhje e shtabit të emergjencave, që administrata të evidentoje çdo nevojë emergjente në terren dhe bashkia të iu vijë në ndihmë banorëve brenda mundësive të saja. Zoti Mziu kërkoi partneritet me privatët në ketë rast si dhe bashkëpunim me institucionet për të pastruar zonën ku për shembull; mjetet që vijnë nga bordi i kullimit të punojnë dhe me dy turne ku bashkia do të kontribuojë edhe financiarisht mjafton që zona të pastrohet dhe qytetarëve të ju kthehet normaliteti.

Kryetari i bashkisë premtoi se bashkia do të shikojë mundësinë që familjeve të përmbytura të iu akordohet edhe ndihmë financiar brenda mundësive. Në fund të fjalës kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu kërkoi Shtabi i Emergjencave Civile që deri në orët e vonë të mbrëmjes të kenë shkuar në çdo shtëpi ku të kenë evidentuar çdo dëm për secilën familje të përmbytur.

Deri në orën 20:00 të mbrëmjes së premte janë 207 familje të përmbytura me dëme

të raportuara nga grupet e punës të EC bashkia Kamëz.

Paskuqan 18 familje

Bathore 72 familje

Kamza 38 familje

Valiasi i Ri 53 familje

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY