PËRMBYTJET/ Braktisen shoferët në autostradën Tiranë – Durrës, dorëzohet kreu i Emergjencave...

PËRMBYTJET/ Braktisen shoferët në autostradën Tiranë – Durrës, dorëzohet kreu i Emergjencave Civile: Nuk kemi kapacitete për të ndërhyrë

311
1
Shares

Reshjet intensive të shiut kanë përmbytur të enjten pasdite autostradën Tiranë – Durrës. Burimet nga vendngjarja thonë se situata është dramatike, ku dhjetëra drejtues mjetesh i kanë braktisur ato, ndërsa presin ndihmë nga Emergjencat Civile.
Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi në lidhje me përmbytjet në disa rrugë dhe veçanërisht autostradës Tiranë – Durrës, tha se ne jemi njësi koordinimi dhe s’kemi kapacitetet e duhura për të ndërhyrë.
Premçi tha se është përgjegjësi e kompanisë private të mirëmbajtjes.
Pak minuta më parë, Policia e Shtetit, përmes një njoftimi për mediat deklaroi se në autostradën Tiranë-Durrës, përballë karburant Kastratit është bllokuar qarkullimi i mjeteve, pasi uji në karrexhatë ka arritur mbi 0,75 metra.
Policia tha se ka marrë masa duke devijuar qarkullimin e mjeteve në rrugën dytësore përballë me karburantin.
Burimet nga vendngjarja thonë se drejtuesit kanë braktisur mjetet dhe pavarësisht se kanë një orë që po presin ndihmë, deri në këto çaste askush nuk ka ardhur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY