FOTO & EMRI/ Tiranë, zbulohet autori i plagosjes së policit në Tiranë,...

FOTO & EMRI/ Tiranë, zbulohet autori i plagosjes së policit në Tiranë, i riu “gjerman” vetëm 23 vjeç në kërkim

454
0
Shares

Daniel Manushi është 23-vjeçari i shpallur në kërkim si autor i dyshuar i plagosjes së policit të komisariatit nr 1, Ermal Bregu mbrëmjen e së martës në zonën e njohur si “Parku ” në kryeqytet.
I riu figuron kontingjent kriminal sipas informacioneve që posedon policia e Tiranës, ndërkohë që në kërkim është shpallur edhe një person tjetër i cili dyshohet ta ketë ndihmuar për tu larguar nga vendngjarja pas plagosjes që ndodhi në rrugën “Kongresi i Lushnjes”.
Ndërkohë efektivi i plagosur Ermal Bregu i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën në deklarimet e para është shprehur se konflikti ka nisur për motive banale. 33-vjeçari është banor i zonës dhe në momentin e ngjarjes ka qenë jashtë orarit të shërbimit.
Po sipas burimeve policore autori Daniel Manushi njihet si tip problematik dhe më herët ka pasur ankesa nga banorët e tjerë të zonës në drejtim të tij. Policia e Tiranës është ende në kërkim të të riut i cili rezulton me nënshtetësi Gjermane pasi ka lindur në këtë shtet dhe herë pas here udhëtonte drejt këtij vendi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY