SKANDAL & DOKUMENTE/ Mashtrimi me Eco Tirana, kompania fasadë që “ushqen” klientët...

SKANDAL & DOKUMENTE/ Mashtrimi me Eco Tirana, kompania fasadë që “ushqen” klientët e Erion Veliajt

442
0
Shares

Vite më parë, qyteti i Napolit në Itali u “pushtua” nga plehrat. Kompanitë e pastrimit hodhën mbeturinat në rrugë, në shenjë revolte ndaj bashkisë, e cila synoi që të largojë mafian nga ky biznes. Në Itali, pastrimi i qyteteve kontrollohet kryesisht nga disa personave që kanë lidhje me organizatat mafioze. Ky biznes është shtrirë edhe në Shqipëri, ku klientë pranë qeverisë fshihen pas miliona euro tendera për pastrimin e Tiranës.

Por çfarë ka ndodhur?
Vitin e kaluar, Bashkia e Tiranës lidhi marrëveshje me një firmë nga qyteti i Veronës, për të krijuar Eco Tirana. Në fakt, ky institucion ku bashkia e Tiranës ka 51 % të aksioneve, ka në objekt blerjen e kazanëve, larjen e qytetit, heqjen e materialeve inerte, pastrimin dhe derdhjen e mbetjeve pranë landfillit të Sharrës.
Por Eco Tirana është fasada që mbulon kontratat prej milion euro që u jepen kompanive private për pastrimin e kryeqytetit. Tpz.al ka investiguar të gjithë biznesin e Bashkisë së Tiranës, duke filluar nga tenderët për pastrimin e secilës zonë, e deri te dhënia e koncesionit për fushën e plehrave në Vaqarr.
Sipas dokumenteve, Veliaj ka përdorur Eco Tirana që të japë tendera me prokurim të drejtpërdrejtë, pra me negocim paraprak. Mbi 20 milion euro tendera, janë dhënë për disa kompani private, mes të cilave edhe e “preferuara”, Fusha sh. p. k. Kjo e fundit ka marrë një sërë tenderash kryesore në Tiranë, mes të cilave rikonstruksioni i godinës së Ministrisë së Brendshme e deri te ndërtimi i sheshit “Skënderbej” në Tiranë. Tpz.al, do të zbulojë ne vijim edhe aferën sesi Fusha Sh.p.k përfitoi nëpërmjet një kriteri qesharak, 3 tenderët prej 12.6 milion euro për ndërtimin e sheshit qendror të Tiranës.
Duke u rikthyer, te çështja e pastrimit, Eco Tirana rezulton gjithashtu të ketë bërë një sërë tenderash për blerje, marrje me qira apo shërbime të tjera. Pra, Erion Veliaj nuk po përdor Bashkinë, por maskohet me Eco Tirana, që të “ushqejnë” me tendera klientët dhe firmat private.
Natyrshëm lind pyetja, nëse Bashkia e Tiranës nuk është në gjendje të bëj asnjë punë publike pa tender, atëherë përse duhet të fshehë gishtin duke krijuar institucione fantazëm, si ai i Eco Tirana.

Më poshtë, po listojmë të gjitha pagesat për pastrimin e Tiranës, i cili shkon në qindra milionë euro

Tendërat e pastrimit të ndarë në zona
Bashkia ka hapur tenderin me objekt “shërbimi i pastrimit të zonës Tirana I”. Fondi për këtë tender është 521,961,531 lekë pa TVSH. Mësohet se bashkia e ka financuar në 3 vite buxhetore.
Bashkia ka hapur tenderin për “pastrimin e pjesës lindore – 1 të Qytetit të Tiranës”. Fondi limit është 120,059,893 lekë pa TVSH. Afati për realizimin e shërbimit është 365 ditë kalendarike nga data e lidhjes së kontratës.
Tenderi i tretë është me objekt “shërbimi i pastrimit të zonës Tirana II”. Fondi është 537,078,671 lekë pa TVSH, financuar në 3 vite buxhetore. Ky tender është fituar nga bashkimi i operatoreve ekonomike “Korsel” shpk & “Brai Cata” srl.
Bashkia hapi tenderin e pastrimit të zonës Tirana III. Fondi limit është 494,683,652 lekë pa TVSH, financuar në 3 (tre) vite buxhetore.
U bë dhe tenderi “shërbimi i pastrimit të zonës Tirana IV” me fond limit 744,180,353 lekë pa TVSH, financuar në 3 vite. Ky tender është fituar nga kompania Fusha Sh.p.k e cila ka ofruar 699,000,767 lekë, ndërkohë një kompani ofruai më pak, por u skualifikua. Ajo ishte kompania “Victoria Invest” shpk, e cila ofroi 673,531,185 lekë

Tenderat të tjerë të Eco Tirana
Më datë 13 nëntor u shpall tenderi me objekt furnizim me uniforma dimërore për punonjësit. Fondi është rreth 70 milionë lekë të vjetra.
Po më datë 13, u hap tenderi furnizim me aksesorë pune për punonjësit, me fond limit 23 milionë lekë.
Më datë 30 nëntor u shpall tenderi me objekt furnizim me karburant për automjete për vitin 2018. Fondi është 360 milionë lekë të vjetra.
Më herët është bërë tenderi për marrje me qira autobote uji për larjen e rrugëve, për Eco Tirana sha”. Fondi limit është 130 milionë lekë.
Në muajin maj, u bë tenderi me objekt “blerje automjete, për Eco Tirana sha, për vitin 2017”. Fondi ishte 283 milionë lekë.
ECO Tirana ka bërë tender edhe për shërbimin e ruajtjes dhe sigurisë fizike. Fondi është 31 milionë lekë.

Çfarë është ECO Tirana?!
Në datën 22 qershor 2016, në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), u regjistrua kompania publike “Eco Tirana”, e cila përbëhet nga një kapital aksioner i përbashkët mes Bashkisë së Veronës dhe asaj të Tiranës. 49% të këtyre aksioneve janë në pronësi të Holding AGSM Albania, 51% e ka në pronësi bashkia e kryeqytetit.
Në bordin e kompanisë po ashtu ka anëtarë, të cilët janë marrë nga kompania publike që pastron qytetin e Veronës. Emra si Giampaolo Tessari, Andrea Miglioranzi, Diego Testi, Fabio Venturi, Maurizio Alfeo figurojnë në dokumentet e regjistrimit të firmës si administratorë apo anëtarë të bordit mbikëqyrës, të cilët pasohen nga emra të njohur në menaxhimin e Bashkisë së Tiranës, duke nisur me Taulant Tushën, Dorjan Shehun, Jonida Halilin dhe Arbjan Maznikun.
Afati për të mbajtur këto poste në kompaninë joint-venture është 3 vjet për secilin dhe qëllimi i krijimit të saj është i shprehur qartë në dokumentet që dy bashkitë kanë depozituar në QKB.
Edhe pse në thelb të saj kompania është publike, 49% e aksioneve janë në pronësi të “Holding AGSM Albania” (kjo e fundit është në pronësi 75% nga AGSM Verona dhe 25% nga Amia Verona), fakt që nuk përjashton marrjen sërish të operatorëve privatë në menaxhimin e saj.
Ky është vijimi i rasteve korruptive, ku Veliaj i akordon kësaj kompanie miliona para prej dy vitesh, duke majmur xhepat e tij dhe ortakëve pranë tij. tpz

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY