Ambasadori britanik: Shtojmë praninë në Ballkan, ja garancitë që kërkohen nga Shqipëria

Ambasadori britanik: Shtojmë praninë në Ballkan, ja garancitë që kërkohen nga Shqipëria

70
0
Shares

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman, thotë se pavarësisht “Brexit”, Britania do të mbështesë anëtarësimin e Shqipëri në BE, madje do të shtojë praninë e saj në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëri.
Ambasadori Norman, argumenton se ardhja e investitorëve të huaj lidhet ngushtësisht me reformën në drejtësi, dhe më konkretisht me zbatimin e saj.
“Biznesi kërkon garanci dhe shtet ligjor, ky është kushti kryesor për të ardhur në Shqipëri“, thotë ambasadori Norman në studion e emisionit “PASSPORT”.
Në vijim ai shton se “ne flasim shumë për procesin e rivlerësimit, Vetting-un, duket sikur kemi dhjetëra vite që flasim për të. Por e vërteta është se tani është koha që ky proces të zbatohet dhe ne duhet te shohim gjyqtarë e prokurorë t’i nënshtrohen këtij procesi”.
“Opinioni im mbi këtë çështje është se hapi tjetër duhet të jetë zbatimi i mirëfilltë i këtyre planeve të mira, ndryshimeve kushtetuese dhe legjislacionit, në mënyrë që të çojnë drejt një gjyqësori më të mirë e më të pastër”, tha ai.
Në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikantëve të drogës, ambasadori thotë se ky është një problem i përbashkët me të cilin përballet edhe Britania, ndërsa i vlerëson masat e marra nga qeveria shqiptare për të luftuar këtë fenomen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY