Aksident i rende ne mbikalimin e Rinasit

Aksident i rende ne mbikalimin e Rinasit

124
0
Shares

Nje aksident i tende ka ndodhur ne mbremje ne mbikalimin e Rinasit. Rreth orës 18:00, në Sallën Operative te policise se Tiranes ka ardhur një telefonatë se tek mbikalimi i “Rinasit” ka ndodhur një aksident.

Menjëherë kanë shkuar forcat e Policisë si edhe Ambulanca nga ku rezultoi se shtetasi • Elton Doda, 25 vjeç, banues në Mamurras, duke drejtuar mjetin, ka aksidentuar këmbësoren R.L, 68 vjeçe e cila po kalonte rrugën.

Drejtuesi i mjetit e ka transportuar vetë në spital shtetasen R.L, por në spital ka ndërruar jetë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetësja R.L, ka tentuar të kalojë nga njëra anë e rruges në tjetrën, ku si pasojë e lagështise në rrugë dhe errësirës është goditur nga automjeti.

Drejtuesi i automjetit ka njoftuar Policinë dhe menjëhere është kthyer në vendngjarje, ku janë duke u kryer veprimet me grup hetimor për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit do të shoqërohet në polici për veprime te mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY