VIDEO/ “Bomba” e gazetarit: Ja datat e largimit nga Shqipëria të 3...

VIDEO/ “Bomba” e gazetarit: Ja datat e largimit nga Shqipëria të 3 ish-zyrtarëve të policisë

120
0
Shares

Tre ish-zyrtarë të lartë të policisë së shtetit janë shpallur në kërkim si të dyshuar të implikuar në trafikun e drogës me bandën e Habilajve, por operacioni për kapjen e tyre duket se është dekonspiruar. Dyshimet për largimin e tyre i ka vërtetuar në emisionin “Opinion” gazetari i kronikës Dashamir Biçaku, i cili ka publikuar datat e daljes nga Shqipëria. Biçaku tha se njëri prej tyre është larguar nga Shqipëria nga aeroporti i Rinasit më datë 9 Nëntor drejt Milanos. Ndërkohë ish-zyrtari i dytë është larguar drejt Malit të Zi më 29 Gusht nga dogana e Muriqanit me një makinë me targa AA 808 OB dhe ish-zyrtari i tretë u largua përmes Kakavijës më 18 Nëntor me makinë me targa AA 911 JE.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY