HETIMET/ Deputetja e PS-së, Elona Gjebrea do të thirret në Prokurori, ja...

HETIMET/ Deputetja e PS-së, Elona Gjebrea do të thirret në Prokurori, ja çfarë e lidh me Habilajt dhe Tahirin…

92
0
Shares

Ditën e djeshme u krijua një situatë e paprecedentë teksa mediat publikuan lajmin se ish-zv.ministrja e Brendshme, aktualisht deputete e PS-së, Elona Gjebrea ishte marrë në pyetje nga Krimet e Rënda lidhur me dosjen “Habilaj”, ndërsa veta ajo e mohoi diçka të tillë. Por pavarësisht mohimit nga ana e Gjebreas, Pokuroria e Krimeve të Rënda pritet që të marr në pyetje deputeten e PS-së në lidhje me hetimet që po kryhen për dosjen “Habilaj”, për të cilën gjithashtu po hetohet edhe Sajmir Tahiri. Ish-zv.ministrja e Brendshme pritet të pyetet për një episod që e lidh atë me makinën Audi A8 me targë AA 003 GB të ish–ministrit Saimir Tahiri, në kohën kur ky mjet përdorej nga vëllezërit Habilaj. Dyshohet se Gjebrea ka udhëtuar me automjetin në 8 gusht 2014, kohë kur ky mjet ka dalë nga Shqipëria përmes portit të Sarandës, në drejtim të Korfuzit. Gjithashtu në këtë mjet ka qenë edhe ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri. Mjeti, në pronësi të Tahirit, por që ishte shitur te Habilajt, është kthyer në Shqipëri më 16 Gusht, duke përshkruar të njëjtin itenerar, Korfuz-Sarandë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY