Peshkatari shqiptar i dërgon video kërcënuese me armë, ish-të dashurës italiane

Peshkatari shqiptar i dërgon video kërcënuese me armë, ish-të dashurës italiane

72
0
Shares
Foto Ilustruese

Një 20 vjeçar shqiptar kishte bërë një video duke qëlluar me armë dhe këtë ia kishte dërguar një ish-shoqes italiane. Kishte zgjedhur këtë metodë për t’i thënë se arma ishte e vërtetë dhe kërcënimi ishte real.
I riu shqiptar peshkatar në Cesenatico, në Cesenate u arrestua nga policia sipas “Ansa”, nën akuzën e kërcënimit ndaj 26-vjeçares italiane, me të cilën kishte pasur lidhje disa kohë si dhe një fëmijë.
Të dy u ndanë në maj të këtij viti me marrëveshje të përbashkët, por pas njëfarë kohe, 20-vjeçari filloi të kërcënonte sërish, duke e përndjekur.
Më 6 korrik, gjykata e Riminit kishte vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie dhe më pas ia lehtësoi duke e ndaluar t’i afrohej vajzës.
Kur shqiptari më 6 nëntor shkoi në shtëpinë e ish-partneres dhe e kërcënoi përsëri. Masat të tjera u morën ndaj peshkatarit, duke u arrestuar dje në mëngjes. I riu ka përfunduar në burg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY