VIDEO/ Arrestohen 2 të rinj me drogë dhe armë në Fushë Krujë,...

VIDEO/ Arrestohen 2 të rinj me drogë dhe armë në Fushë Krujë, ja emrat

295
0
Shares

Policia e Durrësit në orët e para të ditës së sotma ka finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar “Luzi”. Në prangat e uniformave blu kanë rënë dy persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Të arestuarve iu gjetën drogë dhe armë në makinë.
Njoftimi i policisë: Policia e Durrësit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative ka arretsuar në flagrancë shtetasit Lek Biba, 33 vjeç, banues në Luz, Fushë-Krujë; Jurgen Tufa, 23 vjeç, banues në Luz, Fushë-Krujë. Gjithashtu ka shpallur në kërkim F.B. 32 vjeç, banues në Luz, Fushë-Krujë. Dje, më datë 22.11.2017, në Luz të Fushë Krujës, gjatë kontrollit të një Opel Corsa me drejtues Jurgen Tufën dhe pasagjer Lek Bibën, u gjetën rreth 44 kg kanabis dhe dy pistoleta me mbishkrimin “Ecol Special 99”, kalibri 9 mm me kreher dhe fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim dhe” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet 283/2 , 278/1/5 të Kodit Penal.

Durrës. Finalizohet operacioni antidrogë i koduar”Luzi”.Operacioni nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Durrës.Sekuestrohen drogë e armë zjarri.Arrestohen në flagrancë dy shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër.Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për parandalimin e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë goditur një tjetër rast duke finalizuar me sukses operacionin e koduar”Luzi”.Janë arrestuar në flagrancë shtetasit: •L.B, 33 vjeç, banues në Luz, Fushë-Krujë;• J.T, 23 vjeç, banues në Luz, Fushë-Krujë.Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:• F.B. 32 vjeç, banues në Luz, Fushë-Krujë.Më datë 22.11.2017, në Luz, Fushë – Krujë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Opel Corsa me drejtues shtetasin J. T dhe pasagjer shtetasin L. B i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:• rreth 44 kg lëndë narkotike e dyshuar e Cannabis Sativa• dy armë zjarri pistoletë me mbishkrimin “Ecol Special 99”, kalibri 9 mm me kreher dhe fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale" Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" në bashkëpunim dhe" Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar në nenet 283/2 , 278/1/5 të Kodit Penal.

Publié par Policia e Shtetit sur jeudi 23 novembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY