SKANDAL/ Korrupsioni në QSUT – Ja shuma që duhet të paguash për...

SKANDAL/ Korrupsioni në QSUT – Ja shuma që duhet të paguash për një operacion perdeje në sy

219
0
Shares

Emisioni investigativ “STOP” në TV Klan, të martën në mbrëmje, ka denoncuar një rast korrupsioni në Spitalin Francez, në QSUT.
Pamjet e publikuara nga emisioni tregojnë se si pacientët kundrejt një pagese në lekë, rreth 400 mijë, kryejnë operacion për perde në sy, si dhe futen jashtë radhe.
Siç duket edhe nga pamjet, në këtë akt, janë të përfshirë infermieri i pavionit dhe mjekja specialiste, Eneda Rustemi.
Një nga drejtuesit e emisionit Stop, Saimiri tha se e pashë kur një infermiere kishte një çantë të mbushur plot me para dhe e fuste në kroskotin e një makine, që i përkiste një mjeku.
Kamera e fshehtë tregon bisedën e një pacienti si fillim me infermierin e pavionit dhe më pas biseda më doktoreshën specialiste në korridorin e pavionit për procedurat e mëtejshme.
Më pas, infermjeri i flet për procedurën në fillim, ku nga kamera e fshehtë, tregohet procedura se si do vijohet më tej, deri tek pazari.

Lajmi në përditësim…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY