DETAJE/ Lushnjë, i zoti shtëpisë kap hajdutin duke vjedhur, ja çfarë i...

DETAJE/ Lushnjë, i zoti shtëpisë kap hajdutin duke vjedhur, ja çfarë i bënë si ndëshkim

483
0
Shares
Foto Ilustruese

Një person ka dështuar në tentativën e dytë për vjedhur në shtëpinë e një personi.
Ai është kapur nga i zoti i shtëpisë, “në flagrancë” duke vjedhur, ndërsa pronari i banesës ka vendosur që ta mbajë peng për 5 orë, duke e rrahur dhe më pas e ka lënë të lirë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Konjat të Lushnjes. Policia lokale thotë se ka prangosur tre persona, hajdutin, vëllanë e tij, dhe personin që u grabit.

Njoftimi i Policisë i Policisë së Lushnjës
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, ndaluan shtetasit:
– Shkëlqim Çollaku, 41 vjeç, banues në fshatin Çermë, Divjakë.
– Lulëzim Çollaku, 45 vjeç, banues në fshatin Shegas, Lushnje.
– Nertil Hajdari, 31 vjeç, banues në fshatin Konjat, Lushnje.
Në datën 19. 11. 2017, rreth orës 18:20, shtetasi Shkëlqim Çollaku, në fshatin Konjat, ka vjedhur një motoçikletë të markës “Piaggio”, pa targa, në pronësi të shtetasit Nertil Hajdari, dhe e ka çuar për ta fshehur në banesën e vëllait të tij Lulëzim Çollakut, të cilin e ka vënë në dijeni për faktin se motorrin e kishte vjedhur.
Më pas, shtetasi Shkëlqim Çollaku është kthyer në banesën e shtetasit Nertil Hajdari për të vjedhur sende të tjera por është kapur nga shtetasi Nertil Hajdari, i cili e ka mbajtur dhe dhunuar fizikisht shtetasin Shkëlqim Çollaku në banesën e tij për rreth 5 orë dhe më pas e ka lënë të lirë.
Shtetasi Nertil Hajdari këtë ngjarje nuk e ka njoftuar në organet e rendit dhe pasi e ka lënë të lirë shtetasin Shkëlqim Çollaku, ka mbajtur motoçikletën e markës “ ICO“, me targa AP072 në pronësi të vëllait të tij, shtetasit Lulëzim Çollaku, duke kryer vetëgjyqësi.
Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Lushnjes për veprën penale:
“Vjedhje”, në ngarkim të shtetasit Shkëlqim Çollaku.
“Përvetësimi i sendeve të vjedhura”, në ngarkim të shtetasit Lulëzim Çollaku.
“Vetëgjyqësia” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, në ngarkim të shtetasit Nertil Hajdari.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY