Enigma e vdekjes së gruas në Pukë: E shqeu demi por burri…

Enigma e vdekjes së gruas në Pukë: E shqeu demi por burri…

349
0
Shares

Tre pjesëtarë të familjes Paluca thonë se nuk kanë asnjë lidhje me vdekjen e Bardha Palucës që u gjet e vdekur në oborrin e shtëpisë së saj më 5 nëntor të këtij viti.

Policia e Pukës i shoqëroi në komisariat tre nga anëtarët e familjes Paluca, të cilët pretendojnë pafajësi përmes një mesazhi në adresën e Sali Berishës. Sipas tyre gruaja vdiq pasi u godit nga demi i fqinjit, Gjovalin Paluca, që e ka qëlluar me brirë dhe më pas ka qenë vetë bashkëshorti i të ndjerës, Ndrec Paluca, ai që ka manipuluar provat, duke hedhur gurë në vendin e ngjarjes.

Postimi i parë:

Doktor desha me te tregu per ngjarjen e dates 5.11.2017 ku eshte gjendur e vdekur nje grua prane prones se vet, e cila quhej Bardha Paluca. Policia Pukes dhe e Shkodres kan ardh na kan arrestu ne kushte flagrance per vrasje dhe jam shoqeruar per treguar te verteten dhe te verteten e ka fshehur burri saj, Ndrec Paluca, bashk me Gjovalin Lleshin, Drande Lleshin, Gjuljana Lleshin, se e kan dit qe e ka vra demi dhe kan manipuluar vendin e ngjarjes duke hedh gur ne vendngjarje djali Gjovalinit, Franc Lleshi.

Gjovalin Lleshi ka prish provat ne shpi ku i ka la briret demit dhe kan dhan deshmi te rreme para oficerit te policis gjygjsore.  Nuk ndeshkohet asnjeri se kam pas mbrojtje nga disa polic. I kan mesu me fol, kurse un bashk me vllajn e baben jam majtur ne komisarjatin e Pukes brena pa dritare, der e as batenije. Gjith naten ne kafaz si kur te isha kafsh. Jam mbajtur ma shum seq e ka ligji ne polici. Te lutem doktorr ta bash publik ket rast qet veproj prokurorija Pukes, te zbardh te verteten dhe te ndeshkojn kta qe kan deshur te prishin provat. Veq te ti kam besim. Me resperkt Gjovalin Paluca.

Postimi i dytë:

O doktorr i gjeta emrat e policve qe deshen me mshef provat. Ata jane shefi komisarjatit, Pal Marku dhe oficeri ekspertizes, Arjan Doda. Te dy te lidhur me vllajn e krytarit te bashkis F. Arresit, se e njihen mire.

Dhe shefin e komisarjatit Puk e njeh shum mir qe pat fsheh krimin para zdhjeve te vitit 2017, ku jan kap simpatizan te PS me drog e arm kuj i ka mulu aj veq njeri a mrena dhe aj ka dalur te lutem shum veq ti naj heq kta shejtana se as ne shpin ton sna len me flet rehat.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY