DETAJE/ Tutori ‘Tata’ i arrestuar në Shkodër është babai i dy fëmijëve

DETAJE/ Tutori ‘Tata’ i arrestuar në Shkodër është babai i dy fëmijëve

735
0
Shares

Policia e Shkodrës arrestoi ditën e djeshme një tutor nën akuzën e shfrytëzimit për prostitucion. Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit të zhvilluar gjatë së shtunës, i koduar “Balerinat”. Lidhur me arrestimin e 50 vjeçarit Rinard (Frederik) Tota (Tata), kanë dalë në pah detaje të reja. Ai akuzohet se kanë krijuar një rrjet prostitucioni që funksiononte në Shkodër, ku ai kishte rolin e kreut të grupit. Ai është i martuar dhe baba i dy fëmijëve, ndërsa ka ndërruar disa herë emrat ku njihej edhe si Rinard edhe si Frederik, ndërsa mbiemrin nga Tota e kishte kthyer në Tata, me synim që t’i shpëtonte policisë, për shkak se rezultonte i përfshirë edhe në vepra të tjera penale. I dyshuari kishte në pronësi një ambient tre-katësh, i cili u sekuestrua në në kuadër të operacionit kombëtar “Forca e ligjit” që ka të bëjë me sekuestrimin e aseteve të ardhura nga aktiviteti kriminal dhe që dyshohej se ishte vatra e prostitucionit. Në fotografitë që shikoni, ai shihet i rrethuara nga vajza dhe në shtrat me to. Gjatë operacionit policorë krahas Totës u arrestua edhe Kastriot Musa, 41 vjeç, banues në fshatin Barbullush, Shkodër; S.M., 32 vjeçe, banuese në qytetin e Shkodrës, e denuar më parë për veprën penale ushtrim prostitucioni; A.M., 33 vjeçe, banuese në Shkodër; A.Ll., 33 vjeçe banuese në Burrel; A.N., 25 vjeçe, banuese në Lezhë; A.M, 33 vjeçe, banuese në Shkodër. Ky operacion u finalizua me sukses pas një hetimi disa mujor me aplikimin e metodave speciale të hetimit. Rinard Tota dyshohet se ishte organizator i kësaj veprimtarie kriminale ku prej kohësh shfrytëzonte për ushtrim prostitucioni shtetaset e sipërpërmendura, në lokalin e tij “Tata”, në qytetin e Shkodrës. Lidhur me këtë aktivitet hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale “Prostitucioni, Shfrytëzim prostitucioni, mbajtje e ambienteve për prostitucion dhe pastrim produktesh të veprës penale”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY