EMRAT/ 6 deputetë “të varfër” dhe “të pastrehë”, Kuvendi u siguron shtëpi...

EMRAT/ 6 deputetë “të varfër” dhe “të pastrehë”, Kuvendi u siguron shtëpi në Tiranë

206
0
Shares

Dy deputetë të Shkodrës rezultojnë të pastrehë dhe Kuvendi u siguron atyre banesë në Tiranë. Politiko.al ka zbardhur se kush janë deputetët e rretheve nga PD, PS dhe LSI, të cilët përfitojnë si të pastrehë. Mësohet se bazuar në vendimin e Kuvendit nr 114, pika 10, ‘për mënyrën e trajtimit të deputetëve’, Kuvendi mbulon shpenzimet prej 35 mijë lekësh për deputetët që nuk jetojnë në Tiranë.

Sakaq zbulohet se deri më tani, dokumentacionin e kanë plotësuar 4 deputetë dhe trajtohen me qira,
1. Nadire Meçorapaj – Deputete e Partisë Demokratike-Vlorë
2. Gledjon Rehovica – Deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim–Berat
3. Edlira Bode – Deputete e Partisë Socialiste-Korçë
4. Izmira Ulqinaku – Deputete e Partisë Demokratike- Shkodër.

Kurse në proces të plotësimit të dokumentacionit për të siguruar banesë janë,
1. Nard Ndoka – Deputet i Partisë Demokratike-Shkodër
2. Edmond Leka – Deputet i Vlorës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY