DYSHIMET/ Prokuroria nis hetimet për helmimin e 60 nxënësve të shkollës së...

DYSHIMET/ Prokuroria nis hetimet për helmimin e 60 nxënësve të shkollës së Shupenzës

121
0
Shares

Ndërsa 60 nxënës mbetën të asfiksuar mëngjesin e së premtes në shkollën ë mesme të Shupenzës, nga tymi që shkaktoi bllokimi i oxhakut të shkollës, mësohet se një hetim ka nisur prokuroria për rastin.
Kaldaja, sipas të dhënave të deritanishme, rezulton se është kolauduar në datën 8 nëntor nga firma që e ka instaluar. Pavarësisht kësaj janë sekuestruar dokumentet për të kryer disa verifikime.
Nga dëshmitë e marra deri tani nga punonjës të shkollës, kaldaja ditën e premte kur është ndezur ka funksionuar normalisht. Por më pas ka rezultuar se oxhakët kanë qenë të bllokuar dukë sjellë si pasojë përhapjen e tymit dhe dyoksidit të karbonit nëpër klasa.
Nxënësit e asfiksuar të shkollës së Shupenzës mësohet se kanë lënë spitalin dhe janë larguar në shtëpi. Ndihmë mjekësore po merr vetëm një vajzë, që është ende nën kujdesin e bluzave të bardha në spitalin e Bulqizës.
Ndërsa punonjës të bashkisë së bashku më specialistë kanë kryer provën e kaldajës në shkollën ku ndodhi ngjarja dhe kanë zhbllokuar oxhakun. Por ende nuk dihet nëse të hënën nxënësit e shkollës së Shupenzës do t’i rikthehen mësimit apo jo, pasi Ministria e Arsimit e ka pezulluar procesin deri në riparim të kaldajës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY